Analisti Genc Burimi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se e djathta ekstreme në Europë ka ndryshuar diskursin e saj pasi ka parë që në opinionin publik nuk ka më impkat teoria e daljes nga BE.
Duke vijuar më tej, Burimi tha se nga diskursi i “shkatërrimit të Europës” tani është transformuar në “Ta ndryshojmë Europën nga brenda”.
Burimi theksoi partitë e djathta përdorin temën e imigracionit, por kur vijnë në pushtet nuk bën asgjë pasi nuk mundet.

E djathta tradicionale, është një e djathtë proeuropiane, e djathta ekstreme ku bën pjesë Meloni është e djathtë që e sheh që nuk ka më impakt në opinionin publik teoria e daljes nga BE. Këto teori e mbante Nagel në Britaninë e Madhe. U pa që britanikët nuk janë të lumtur
Partitë ekstreme nuk mbajnë më diskursin e shkatërrimit të Europës, tani diskursi është “Ta ndryshojmë Europën nga brenda”. Ndryshimi i parë cili është? Tema e imigracionit. Ku mendojnë të gjejnë një zgjidhje. Në radhë të parë nuk gjejnë asnjë zgjidhje sepse PE nuk ka fuqi legjislative dhe së dyti të kishte zgjidhje Meloni nuk do të shkonte në Shqipëri. Të ishte zgjidhja e imigracioni Shqipëria do të ishte zgjidhur me kohë. Këto parti përdorim demagogji, temën e imigracionit, por kur vijnë të pushtet nuk kanë asnjë zgjidhje sepse sot imigracioni nuk ka zgjidhje në kuptimin që nuk mund të përzësh sot nga Europa një klandestin nëse vendi nga ka ardhur nuk e pranon sërish.



