Stay Tuned/ Tushi: Fushatë elektorale me fjalor të rënduar dhe bullizëm reciprok, mungonte argumenti

Stay Tuned/ Tushi: Fushatë elektorale me fjalor të rënduar dhe bullizëm reciprok, mungonte argumenti

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në emision “Stay Tuned” në MCN Tv, u ndal fillimisht në analizimin psikosocial të fushatës elektorale që sollën konkurrentët politike në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Tushe specifikoi faktin se kjo fushatë ishte karakterizuar nga një gjuhë e drunjtë politike, një lloj bullizmi reciprok, ku përpos fjalorit banal, mungonte argumenti dhe fakti.

Megjithëqë është sot heshtja zgjedhore, sa i përket gjuhës politike, mund të them se jam jashtëzakonisht i mërzitur. Kjo fushatë nga ana e vokabularit dhe e fjalorit të përdorur ka qenë nga më të rëndat, nga më të agravuarit, një gjuhë e drunjtë politike, një lloj bullizmi reciprok, i cili e ka shëmtuar fushatën elektorale.

Mendoj se në zgjedhjet e pushtetit vendor nuk ka nevojë për të përdorur fjalor banal. Çështja është se më shumë duhen argumente. Argumenti është mbreti i fitores, që krijon aftësinë mbushamendëse, ose atraksion elektoral që tërheq. Nuk do të jetë vetëm fjala për të goditur kundërshtarin politik.

Sigurisht në fushata elektorale, padyshim qe kundërshtarët politik do të bëjnë edhe rivalitet por dreqi e mori, ne gjithmonë përdorim një gjuhë sikur kundërshtarët politik janë armiq. Nuk janë armiq, janë shqiptarë, dy palë që janë në një garë, njëri do fitojë, tjetri do humbasë, nesër ai që ka fituar do humbasë, kështu më radhë. Unë besoj se gjuha politike kësaj radhe ka qenë shumë e agravuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy