Izrael-Gaza: Pse është i paqartë rajoni në Google Maps? 

Izrael-Gaza: Pse është i paqartë rajoni në Google Maps? 

Pse Gaza, një ndër vendet më të populluara në botë është e paqartë në Google Maps? Është një çështje, që është vënë në dukje nga studiuesit, të cilët përdorin të dhëna publike, përfshirë këtu edhe të dhënat e hartave, për të lokalizuar dhe dokumentuar sulmet dhe shkatërrimet.  

Në fakt, të dy territoret si Izraeli edhe Palestina shfaqen me rezolucion shumë të ulët në pamjet satelitore edhe pse imazhe me cilësi më të lartë janë të vëna në dispozicion nga kompani të tjera. Është pothuajse e pamundur të shihen makinat në qytetin e Gazës.  

Këtë mund ta krahasojmë me Pyongyanf, qytetin e fshehtë të Koresë së Veriut, ku makinat mund të shihen shumë qartë dhe është e mundur të shihen njerëz të vetëm në rrugë.  

Pse janë kaq të rëndësishme pamjet satelitore?  Është bërë një element i rëndësishëm për raportimin e konfliktit, por ka edhe shqetësime, se ofrimi i imazheve të detajuara, mund të vërë në rrezik sigurinë e territoreve.  

Në konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme, hetuesit po punojnë të vërtetojnë vendndodhjen e predhave dhe ndërtesave, që janë vënë në shënjestër në Gaza dhe në Izrael, duke përdorur satelite.  

Samiri, një hetues i pavarur thotë se, fakti që nuk mund të shohin dot imazhe me rezolucion të qartë të territoreve izraelite dhe palestineze ja ngadalëson shumë punën.  

Pavarësisht kësaj, në Google Earth, platforma më e përdorur e imazheve, pamja më i fundit e Gazës është e paqartë dhe me rezolucion të ulët.  

“Imazhi më i ri i Google Earth është nga viti 2016 dhe duket skandal. Zmadhova një zone rastësore rurale të Sirisë dhe disa kohë pas kësaj fotoje mund të jenë kapur më shumë se njëzet të tjera në rezolucion shumë të lartë.” Shkroi në Twitter një gazetar nga Bellingcat, Aric Toler.  

Google thotë, që ka si qëllim t’i shfaqë rregullisht zonat me shumë dendësi nëpërmjet imazheve sa më të qarta, por nuk ka ndodhur kështu me Gazën.  

Deri një vit më parë, qeveria amerikanë kufizoi cilësinë e imazheve satelitore, që kompanitë amerikane kishin të drejtë të ofronin për arsye komerciale.  Amendamenti Kyl-Bingaman (KBA) u prezantua në vitin 1997 për të adresuar problemet e sigurisë së Izraelit.  Pavarësisht se vendimi i referohej vetëm Izraelit, ky kufizim u aplikua dhe në imazhet e territoreve palestineze.  

KBA kufizoi cilësinë e imazheve në atë mënyrë, që të dukeshin pjesërisht objektet sa madhësia e një automjeti, por çdo gjë më e vogël do të ishte e vështirë për tu identifikuar. “Ne kemi preferuar gjithmonë që të fotografohemi me rezolucionin më të ulët”, tha Amnon Harari, kreu i programeve hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, raportoi Reuters. “Është gjithmonë më mire të shihesh në mënyrë të paqartë, sesa të duket gjithçka me detaje.” 

Nuk është e pazakontë që vendndodhje, si baza ushtarake jepen të paqarta, por KBA ishte rasti i vetëm, ku një zone të gjerë ju aplikua ky kufizim. Në vitin 2020, u hoq dorë nga KBA dhe tashmë qeveria amerikane lejon kompanitë, që të ofrojnë imazhe më të qarta të rajonit.  

Një arkeolog nga Universiteti i Oxford-it, një ndër akademikët, që luftoi për ndryshimin e amendamentit tha, se qëllimet fillestare ishin për arsye shkencore. “Ne na duheshin foto me rezolucion më të lartë të territoreve të pushtuara të Palestinës, për ta krahasuar me pjesë të tjera të rajonit.”  

Pse vazhdon Gaza të jetë ende e paqartë? BBC foli me Google dhe Apple në lidhje me këtë. Apple tha se po punonte për të rregulluar rezolucionin e pamjeve. Google tha se pamjet vijnë nga burime të ndryshme dhe se po merr në konsideratë disa mundësi për të rifreskuar pamjet satelitore, në momentin që disa pamje me rezolucion të lartë do të vendosen në dispozicion, por shtoi gjithashtu se nuk kishte plane ti ndante gjatë kësaj periudhe.  

“Duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjeve të fundit, nuk shoh asnjë arsye pse imazhet komerciale të zonës vazhdojnë të jenë qëllimisht me rezolucion të ulët” THA Nick Waters, një hetues i pavarur për Bellingcat në Twitter.  

Kush është përgjegjës për kapjen e imazheve? Platformat publike të hartave si Google Earth dhe Apple Mapps, janë të varura nga kompanitë, që ofrojnë imazhe satelitore. Maxar dhe Planet Labs, dy nga kompanitë më të mëdha, tani po vendosin në dispozicion imazhet me rezolucion të lartë të Izraelit dhe të Gazës. Këto foto më cilësore, mund të shfaqin detaje deri në gjysmë metri ose më pak. Maxar-i tha për një deklaratë, se si pasojë e ndryshimeve të udhëzimeve të Shteteve të bashkuara, imazhet i Izraelit dhe të Gazës po ofrohen me 40cm rezolucion.  

Plant Labs konfirmoi për BBc se ofron imazhe me rezolucion 50cm. Hetuesit e pavarur, mbështeten tek softuerët publik të hartave dhe shpeshherë nuk mund të marrin drejtpërdrejtë imazhe me rezolucion të lartë. 

Imazhet satelitore përdoren për shumë arsye, duke filluar nga lokalizimi i shpyllëzimit, zjarrit në pyje, si dhe për të hetuar cenimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Studiuesit e organizatës Human Rights Watch (HRW) u bashkuan në vitin 2017 me kompaninë Planet Labs, që ofron pamje satelitore për të shfaqur shkatërrimin e fshatrave Rohigya nga ushtria e Miamarit.  

Pamjet satelitore bënë të mundur të lokalizohej shtrirja e dëmit në më shumë se 200 fshatra në atë zone, duke krahasuar pamjet e mëparshme satelitore me rezolucion 40cm të këtyre zonave me pamjet e mëpasshme. Këta prova u përdorën për të vërtetuar pretendimet nga Rohingya, të cilët ishin arratisur nga Miamari drejt Bangladeshit, që shtëpitë e tyre ishin venë në shënjestër  të ushtrisë.  

Imazhet satelitore kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm për të zbuluar, se çfarë po ndodh në rajonin Xinjiang në Kinë, duke përfshirë këtu dhe qendrat e “riedukimit” atje për ujgurët. Ky informacion ka treguar, se ku janë ndërtuar këto godina dhe imazhet e qarta kanë bërë të ditur përafërsisht madhësinë dhe karakteristikat e këtyre qendrave./ BBC/ Përktheu: Ina Merlika/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy