Demarkacioni /Delawie: Vota do të tregojë se kush dështoi para popullit

Demarkacioni /Delawie: Vota do të tregojë se kush dështoi para popullit

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili po qëndron në Kuvend për votim Demarkacionit, u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të votojnë pro Demarkacionit nga i cili varet lëvizja e lirë

Delawie ka përsëritur për të disatën herë thirrjen e tij për votimin e Demarkacionit, duke thënë se kushdo që nuk e voton Demarkacionin qendron përkrah bllokimit të qytetarëve.

Ai ka thënë se pasqyra e votave pro ose kundër Demarkacionit, do të tregojnë se kush dështoi para popullit.

Vota pro Demarkacionit do tregojë se cilat parti janë serioze dhe të përgjegjshme për qytetarët. Iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro. Abstenimi apo mungesa në seancë paraqet qëndrim kundër Marrëveshjes, kundër të ardhmes evropiane”, ka shtuar ambasadori amerikan Delawie.

Ai nuk ka lënë pa kritikuar të gjithë ata që po "lobojnë" që Demarkacioni të mos votohet e vazhdojnë që ta kundërshtojnë në Kuvend.

Më befason se sa shumë po angazhohen disa njerëz që qytetarët të qëndrojnë të bllokuar”, ka thënë ai.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy