Kuvendi Kombëtar/ Basha: 25 Prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, PD doli më e fortë dhe më e bashkuar

Kuvendi Kombëtar/ Basha: 25 Prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, PD doli më e fortë dhe më e bashkuar

Ka nisur punimet me një minutë heshtje për viktimat e pandemisë nga Covid19, Kuvendi Kombëtar i PD.

Kryedemokrati Lulzim Basha taksa çeli punimet e Kuvendit kërkoi nga të pranishmit në sallë, të mbajnë një minutë heshtje për të gjithë qytetarët shqiptarë që humbën jetën si pasojë e pandemisë.

Të dashur demokratë dhe demokrate, të dashur mbështeësh e simpatizantë, të nderuar anëtare dhe anëtare, të dashur bashkëqytetarë, të rinj dhe të reja, jam krenar që ndodhem mes jush në këtë sallë që e lartësoni dhe e zbukuroni me mbështetje. Ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje për jetët e humbura për shkak të COVID-19. Zoti iu dhënte paqe shpirtrave të tyre dhe iu dhëntë forcë familjeve të tyre. Një bIlanc tragjik që bëhet edhE më pikëllues prej indinjatës, ku lotëve të familjarëve, iu kundërvihet propaganda e qeverisë. Kur shqiptarët kishin nevojë për ndihmë, iu ofruan gjoba.”- tha Basha.

Masakra zgjedhore e 25 prillit dhe roli i patronazhistëve u risoll në vëmendje sërish nga kryedemokrati Basha.

 Basha u shpreh se ndaj qytetarëve janë kryer padrejtësi nga qeverisja e dështuar, duke nisur me blerjen masive të votave, duke i bërë këto zgjedhje si zgjedhjet me të të vjedhura në këto 30 vite demokraci.

Regjimi Rama-Doshi ka punuar ethshëm për të ndryshuar me çdo mjet votimin e shqiptarëve. Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që erdhën ditë e natë me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë se si aleanca e Ramës me krimin vijon e pandërprerë në çdo nivel. Kemi parë se si me Tom Doshin përdori një sigël si kamuflim, drejtorët e PS i shiti si kandidatë të Tom Doshit. Ishim ne që nxorëm në sipërfaqe llumin regjimit. Taulant Balla doli personi më i votuar dhe kjo do të mjaftonte si prova më zezë e blerjes së votave. Përkundër parave për vota, legalizimeve për vota, lejes për të mbjellë hashash për vota, Partia Demokratike doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore. 25 prilli nuk kishte lidhje me drejtësinë, por ne dolëm më të fortë dhe me synimin së një Shqipëri më e mirë është mundur. Ne nuk u stepëm nga llumi i krimit. 25 prili është vjedhja më e madhe në këto 30 vite”, tha Basha.

Ndërkaq, Basha theksoi më tej në fjalën e tij se të gjitha këto sprova nën ndikimin e kryeministrit Rama që e përfshijnë Shqipërinë në trafikun ndërkombëtar të drogës, e bënë PD-në më të fortë.

“PD-ja doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore, dolëm më të fortë dhe më të bashkuar. Luftuam me mish e shpirt për të ndritur shpresën e njerëzve, jo duke përdorur mjete dhe modelin e Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Ai u shpreh se PD-ja nuk hoqi dorë nga njerëzit me vlera për të bërë politikë. Sipas tij, edhe pse 25 Prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë por PD doli më e fortë dhe më e bashkuar

“Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur. Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë. Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.

Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama.

Të vetëdijshëm që shqiptarët meritojnë një politikë që punon për ta dhe jo për vete, ne qëndruam pranë njerëzve në nevojë, pranë të papunëve, pranë familjeve shqiptare, pranë studentëve dhe të rinjve shqiptarë, pranë sipërmarrësve të ndershëm dhe fermerëve, pranë gazetarëve që luftojnë përditë për të vërtetën dhe artistëve dhe intelektualëve që luftojnë për gjallimin e jetës së kombit. Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare e propagandës kundër kësaj lufte të drejtë, të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha.

Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me regjimin: Te demokracia që shkatërrohet, tek zgjedhjet që vidhen, tek e drejta që shkelet.

Dhe pa u fituar kjo luftë, për cdo shqiptar, të majtë apo të djathtë, atëhere cdo zgjedhje e lirë në jetën e secilit prej tyre, cdo përpjekje e gjithsecilit prej tyre për punësim, për arsimim për të patur një jetë më të mirë, do të jetë e pamundur”.

Basha në fjalën e tij, u shpreh se PD do të luftojë çdo ditë për ndarjen e politikës nga krimi.

“Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike të përqafojnë një model, që askush nuk do ta pranonte për familjen apo fëmijët e tij. Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki. Ne kemi luftuar dhe luftojmë që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ne e dimë fare mirë, që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike, metastazat e tij kapin gjithë shtetin, deri në atë pikë sa sot është e qartë për të gjithë pa përjashtim, se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale”.

Gjatë fjalës së tij para Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha propozoi Platformën Qytetare për Demokracinë, duke kërkuar bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim.

 “Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend. Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy