Politologu Ilir Kalemaj duke analizuar lëvizjet e fundit të opozitës, tha në Mcn Live se është me rëndësi që protestat të kenë strategji. Kalemaj e konsideroi si zë racional propozimin e Berishës që t’i drejtohen me një letër ndërkombëtarëve, lidhur me bllokimin e kominioneve hetimore dhe interpelancave. Sa i përket Procesit të Berlinit, Kalemaj theksoi faktin që Shqipëria ka shumë projekte të anuluara si dhe i ka ndërtuar rrugët me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke mos përfituar si vende të tjera të rajonit. Kalemaj solli në vëmendje që ne jemi i pari vend nën hetim nga OLAF-i për vjedhje fondesh.
Lidhur me lëvizjet e kampit blu, Kalemaj tha:
I ndoqa edhe dje në mbledhjen e grupit të 42 deputetëve. Z.Berisha mu duk zëri më i arsyeshëm aty, një fliste për grevë urie, një për bojkot, dalje nga Parlamenti, z. Berisha ishte më racionali, duhet t’i bëjmë një letër ndërkombëtarëve tha, ku të vendosim bllokimin e tre kominsioneve hetimore, nuk lejohen interpelancat. Nuk merret parasysh asnjë objeksion i opozitës, përfshirë reformën zgjedhore. Berisha tha tu bëjmë një letër ndërkombëtarëve, t’u shpjegojmë situatën, dhe pastaj të kalojmë në masa të tjera deri në bllokimin e punës normale brenda Parlamentit, por jo bojkot, sepse e kemi provuar dhe nuk na ka rezultuar, madje ishte akuza kryesore që iu bë Bashës, bojkoti, dalja nga Parlamenti. Nëse Berisha përsërit të njëjtën ligjësi si Basha atëherë cili është ndryshimi. Kjo është lëvizje dëshpëruese, thyen deri diku arrogancën e mazhorancës, por nuk është kjo zgjidhja, kjo është parapolitikë. Pjesa intelektuale nuk ka shumë. Të rëndësishme janë idetë politike. E vetmja ide politike ka qenë propozimi konkret si të reformohet reforma zgjedhore. Këto janë propozime që i vlejnë demokracisë dhe hapjes së garës. Të shpresojë që kësaj radhe protestat të kenë strategji. Të përfshijë të gjithë grupet që janë të pakënaqur.
I pyetur mbi Samitin dhe përfitimet e Shqipërisë, politologu u shpreh:
Sa i përket përfitimeve ekonomike, financiare, duhet thënë që ristartimi i Procesit të Berlinit është një lajm i mirë, edhe fakti që u mbajt në Shqipëri është një lajm pozitiv. U thanë që janë dhënë 9 miliardë euro deri tani, për 6 vende të Ballkanit Perëndimor, i bie 1,2 miliardë për vend, por disa si Serbia ka përfituar 36 për qind, janë përfitues më të mëdhenj. Shqipëria vitet e fundit e ka rritur peshën e saj, dhe sipas deklaratës zyrtare thuhet që është 13 për qind. Por këto deklarata duhen marrë me shumë rezerva. Po të shikoni të gjitha projektet që janë renditur. E kemi më projektin e kalatave të Durrësit? Jo, u anulua. E kemi projektin Tiranë-Durrës-Rinas? Ai është një projekt që vajti 7-8 vjet dhe nuk është avancuar fare, për një arsye shumë të thjeshtë, mungesën e ngritjes së një Autoriteti Hekurudhor, që është një element burokratik por i nevojshëm.
Duhet të jenë rreth 30 miliardë euro të dedikuara nga Procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor por janë të bazuara në projektet që paraqet dhe implementimin e suksesshëm të tyre, gjë që nuk e kemi bërë në fazën 1 apo 2. Është pozitive që kemi diversitet projektesh, por problemi është a po vijnë këto fonde këtu? Është i nevojshëm rehabilitimi i Fierzës, sepse nga ajo furnizohemi. Skavica është një tjetër projekt i anuluar. Prishëm kontratën me BE dhe bëmë një kontratë goxha më të shtrenjtë me SHBA-në. Sa nga këto përkthehen në mirëqenie për qytetarët, sa janë grante, sa kredi, se djalli fle në detaje. Sa përdoren për të kthyer para në ekonomi? Sa zbusin varfërinë? Këtu janë shpenzuar shumica për t’ua kthyer prapë paratë europianëve. Kroacia, Bullgaria, Rumania i ndërtuan rrugët me paratë e BE, ndërkohë që ne e kemi çuar koston e km 30 milionë euro dhe i paguajmë me taksat e taksapaguesve shqiptarë.
Tregu i përbashkët europian, ky është lajmi, nëse garantohet aksesi për vendet e B. Perëndimor. Shqipëria e ka mundësinë të përthithë fonde, që nëse do të implementohen si duhet do kenë efektin e tyre. Ka një por, çfarë pamë me fondet e AZHBR-së dhe bujqësisë, që në vend të shkonin për serat, ato shkuan për ndërtim rezortesh. Jemi i pari vend që jemi nën hetim nga OLAF-i për vjedhje fondesh. Nuk ka ndodhur në Bullgari dhe Rumani, një hetim kaq i paprecedentë që na pengon edhe fondet e IPARD 3”.



