Vetëdorëzohet shqiptari që dyshohet se vrau Mario Metajn në Greqi! (Detajet e krimit)

Vetëdorëzohet shqiptari që dyshohet se vrau Mario Metajn në Greqi! (Detajet e krimit)

U dorëzua në policinë greke ditën e sotme shqiptari që dyshohet se vrau bashkëkombësin e tij 27-vjeçar, Mario Metaj.

Emri i autorit të dyshuar nuk është publikuar ende, ndërsa mediat greke shkruajnë se ai u paraqit në polici në prani të avokatit të tij, katër ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Patras, të Greqisë.

Një ditë më parë policia greke liroi shokun e tij, që dyshohej se kishte bashkëpunuar me autorin. 31-vjeçari u dorëzua vetë në polici menjëherë pas ngjarjes, ndërsa u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte qëlluar 15 herë me kaçavidë nga viktima dhe vëllai i tij.

Shkak i konfliktit që përfundoi në vrasje më 25 janar dyshohet një përplasje e mëparshme. Mario Metaj dyshohet se bënte pjesë në një bande e se vrasja e tij mund të jetë kryer nga banda rivale.

Si ndodhi ngjarja

I riu Mario Metaj u ekzekutua me 2 plumba, një prej tyre në kokë, pas një përleshjeje në kryqëzimin Kourtesis të Patras.  Gjithë konflikti ka ndodhur në sheshin Zavlaniou, ku Mario Metaj me grupin e tij me motora kanë ndjekur dy persona që drejtonin një automjet. Në kryeqëzimin Kurtesi, një nga personat që drejtonte mjetin ka hapur zjarr ndaj grupit që po i ndiqte. Tre minuta pasi ka hyrë në sallën e reaminacionit, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Kush ishte viktima Mario Metaj

27-vjeçari pak kohë më parë ishte përfshirë në një sherr së bashku me të vëllain, ku ky i fundit u plagos me thikë në trup. Mirëpo në Shqipëri, Metaj njihet si anëtar i bandës së Çoles. Në vitin 2010 Metaj grabiti një bankë në qytetin bregdetar në kërcënimin e armës, së bashku me pjesëtarët e tjerë të bandës. Pas grabitjes erdhi dhe arrestimi i tyre. Në vitin 2012 ai sërish u bë pjesë e grabitjeve të tjera, ku përfshinin karburantet, kazinotë dhe bankave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy