Haradinaj: Listës Serbe s'ka kushte për demarkacionin

Haradinaj: Listës Serbe s'ka kushte për demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehu optimist se javën e ardhshme do të kryhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Por Haradinaj nuk ka qartësuar se a do të jenë votat e Listës Serbe apo të Vetëvendosjes ato që do të mundësojnë kalimin e demarkacionit.

Janë ndërtu shumë argumente që të kemi një votë të mjaftueshme për demarkacionin. Kemi diskuru me deputetët në radhë të parë të partive tona dhe emi në biseda me Listën Serbe dhe mendoj se ka bazë që të votohet nga të gjithë. Besoj se javën që vjen do e përmbyllim këtë temë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Ne kemi bërë një bisedë të sinqertë me Listën Serbe. Ata janë zënë në befasi se nuk e kanë prit që shqiptarët do të bien dakord edhe tani ata janë në shqyrtim e sipër të mundësisë për të përkrah këtë. Nuk është se kanë një refuzim të kësaj teme por jemi në biseda e sipër për mundësi. Unë i respektoj deputetët e Listës Serbe, jemi në biseda me ta që të ndihmojmë lirinë e lëvizjes për qytetarët e vendit’, tha Haradinaj.

Kryeministri theksoi se plot serbë të Kosovë nuk kanë dokumente të Serbisë edhe ata janë të izoluar pra është interes edhe i serbëve të Kosovës. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy