
Zgjedhjet e pjesshme vendore për gjashtë bashkitë e vendit, ish-deputeti Muslim Murrizi, i ftuar në “MCN live”, i cilësoi si një test politik për vet PD, përkatësisht Sali Berishën e Lulzim Bashën.
Ai u shpreh se qytetarët duhet të shohin votën e tyre si protestë, karshi këtij testi, dhe të reagojnë për marrjen peng nga një elitë politike prej katër vetash.
Këto zgjedhje janë një test politik mes kandidatëve të Berishës dhe Bashës, ata sot duhet të reagojnë me votë, për marrjen peng të një elite prej katër vetash, vendimmarrëse politike, të cilët tallen sikur zihen me njeri tjetrin, në kurriz të qytetarëve.
Qytetarët duhet ta shohin votën e tyre si protestë. Kandidati më i madh sonte do të shfryhet, konkretisht mes Berishës e Bashës, njëri do te dalë mashtrues para shqiptarëve, para ndërkombëtareve, do të shohim se kush është realisht opozita, dhe kë besojnë zyrtarisht qytetarët, pra është një test, një sondazh real kjo sot, në kutitë e votimit.



