Ishte shpallur në kërkim nga Italia, gjykata e Durrësit lë të lirë baronin e arrestuar të drogës

Ishte shpallur në kërkim nga Italia, gjykata e Durrësit lë të lirë baronin e arrestuar të drogës

Gjykata e Durrësit ka liruar të kërkuarin për trafik droge në Itali, Alket Hatija, i cili u arrestua 3 ditë më parë në qytetin e Durrësit, pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë italiane.

Gjykata e ka nxjerrë në masë sigurie duke e lënë të lirë. Ndërkohë prokuroria kërkoi 40 ditë burg për ekstradimin e tij në Itali. Kërkesa për Hatijan nuk u pranua nga gjykatësi Petraq Curri. Burime nga prokuroria thonë se vendimi i gjykatës është i paligjshëm.

44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

“La Sicilia” shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Gjithashtu u zbulua se duke Hatija jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy