Ndotja në Fier, reagon shoqëria “Integreted Technology”: Bashkia nuk i sjell mbetjet edhe pse është njoftuar!

Ndotja në Fier, reagon shoqëria “Integreted Technology”: Bashkia nuk i sjell mbetjet edhe pse është njoftuar!

Teksa qyteti i Fierit ndodhet prej tri ditësh nën pushtetin e tymit dhe ndotjes si pasojë e djegies së vendgrumbullimit të mbetjeve, ka reaguar koncesionari i trajtimit të mbetjeve, shoqëria “Integreted Technology”. Në një deklaratë për media, shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, thotë se lajmet që e lidhin inceneratorin me situatën e krijuar janë tërësisht të pavërteta, duke sjellë dezinformimin e publikut. Sipas kësaj kompanie, pun aka nisur prej gati një viti, duke vënë në dijeni bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit. Ndër të tjera sqaron se Bashkia e Fierit nuk çon mbetjet pavarësisht se është njoftuar që në muajin prill të vitit 2020.

Deklarata e plotë për media:

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie. 

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier. 

Zjarri i cili ishte aktiv prej 3 ditësh është shuar ditën e sotme, por Fieri vijon të jetë i mbuluar nga tymi i krijuar nga djegia e mbetjeve në landfill. Sërish situata mbetet shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve, ndihmuar edhe nga era.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy