Afganistan, kryhet ekzekutimi i parë publik që nga kthimi i talebanëve

Afganistan, kryhet ekzekutimi i parë publik që nga kthimi i talebanëve

Një afgan i dënuar për vrasje u ekzekutua sot në publik, në atë që është konfirmimi i parë i një dënimi të tillë që kur talebanët u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021.

Gjykata supreme është udhëzuar të zbatojë këtë urdhër në një tubim publik të bashkatdhetarëve.

Kështu thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid, duke iu referuar drejtësisë “sy për sy” në ligjin islamik.

Ekzekutimi, i kryer me një pushkë nga babai i viktimës, u zhvillua në provincën perëndimore Farah para qindra spektatorëve dhe shumë zyrtarëve të lartë talebanë. Disa zyrtarë erdhën nga kryeqyteti Kabul.

Vendimi për të kryer dënimin ishte “marrë me shumë kujdes”, tha Mujahid, pas miratimit nga tre nga gjykatat më të larta të vendit dhe udhëheqësi suprem taleban, Mullah Haibatullah Akhundzada.

I ekzekutuari, i identifikuar si Tajmir nga provinca e Heratit, u dënua për vrasjen e një burri tjetër pesë vjet më parë dhe vjedhjen e motorit dhe celularit të tij. Viktima u identifikua si Mustafa nga provinca fqinje Farah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy