Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, thotë se protesta para Kryeministrisë do të vijojë dhe do të përdoren të gjitha format për rrëzimin e qeverisë. Gjatë fjalës së tij sot paradite, Paloka kërkoi nga kreu i LSI-së të mbajë një qëndrim në lidhje me arsyet për të cilat proteston PD-ja.
“Nuk flasim për ndryshimet që mund të ndodhin në Parlament, ato janë të mundshme, LSI mund të kuptojë që tashmë është përballë një zgjedhjeje, është e detyrueshme të mbajë një qëndrim. Edhe ajo parti duhet të vendosë është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga ministrat ka deklaruar qartzai se Rama po përgatitet të vjedhë jo vetëm votat e opozitës, por dhe LSI. Por me rëndësi për ne nuk është se çfarë do vendosin partitë e mazhorancës”, tha Paloka.



