Thaçi: Më vjen keq që për pafajësinë time s’dëshmojnë dot Rugova dhe Albright! Kosovës iu hoq reja e zezë e Marty-t

Thaçi: Më vjen keq që për pafajësinë time s’dëshmojnë dot Rugova dhe Albright! Kosovës iu hoq reja e zezë e Marty-t

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë për krime lufte gjatë seancës që u mbajt sot në Hagë.

Ish-drejtuesi politik i UÇK u shpreh i keqardhur për të gjithë viktimat, duke kërkuar një proces të drejtë dhe të shpejtë ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë.

Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Marty-t”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera ai u shpreh se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore, por edhe të Kosovës. Ai përmendi figura si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë.

Thaçi shtoi se megjithatë do të dëshmojnë shumë persona të tjerë që janë të interesuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy