Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve, Hajdar dhe Francë Çopja.
Bëhet me dije se janë sekuestruar kriptovaluta në vlerën e mbi 10 milionë $, 2 llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro si dhe 2 llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.
Po ashtu janë sekuestruar:
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;
Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;
Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendndodhje në Tiranë;
Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendndodhje në Tiranë;
Truall me vendndodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj.;
Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;
Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;
4 garazhe me vendndodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;
Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;
Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M. H, me vendndodhje në Tiranë;
Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;
Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;
Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;
Pasuri truall me vendndodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;
Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;
Tokë arë me vendndodhje në Elbasan, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.
Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje me MCN Live se pasuritë e sekuestruara përveç 10 milionë dollarëve kriptovaluta shtrihen në disa qytete të Shqipërisë.
Janë dhe mjaft prona të tjera që shtrihen në Elbasan, Kavajë, Tiranë, Durrës, si dhe në Qeparo në Vlorë. Vila, hotele, restorante, troje që janë sekuestruar si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm ose para të investuara pasi i kanë fituar nga narkotrafiku.



