Martesa brenda një gjinie/ Kera: Është ofenduar dhe shkelur feja, autoriteti vendas dhe tradita e popullit

Martesa brenda një gjinie/ Kera: Është ofenduar dhe shkelur feja, autoriteti vendas dhe tradita e popullit

Martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës, lë shumë vend për diskutim.

Duke e analizuar këtë fakt në studion e ‘MCN live’, imami Vladimir Kera, tha se në këtë rast jo vetëm që është bërë shkelje ligjore, porse vetë klerikët kanë dal kundër Zotit.

Unë do të quaja që klerikët në këtë rast po dalin kundër Zotit. Në Bibël, Kuran, në Ungjill, në të gjitha librat e shenjtë, thuhet qartazi që martesat e të njëjtave gjini janë mëkat i madh dhe mallkim nga Zoti dhe një klerik vlerësohet për autoritetin e tij kur është në dakordësi me librin të cilin ai i beson.  

Në këtë rast këto pastor që kanë zgjedhur të bëjnë këtë martesë janë kryekëput kundër Zotit. Janë kundër librit që ato i besojnë, janë kundër natyrshmërisë njerëzore, edhe nëse kanë një lloj fuqie interespektive  por edhe kundër natyrshmërisë së pastër njerëzore. Së treti, ardhja nga jashtë duke shmangur të gjitha institucionet fetare të vendit dhe klerikale të vendit ky është një gabim i dytë shumë i rëndësishëm. Sepse ne vend kemi përfaqësues fetar dhe ardhja nga jashtë dhe shmangja e autoritetit klerikal vendas së cilësdo feje, është një gafë e dytë institucionale dhe fetare.

Për imamin Kera, me këtë akt, janë shkelur dhe ofenduar rëndë feja, autoritetet ligjore të vendit dhe është shkelur tradita shqiptare.

E treta që duket qartë, shfrytëzimi i këtij lloj tolerance dhe mundësia që të jep Shqipëria, për shkak të dobësinë institucionale, dobësisë klerikale etj, dhe vendosja e një lloj rryme që i vjen kundër traditës sonë.

Pra kanë shmangur dhe ofenduar dija fetare, autoritetin vendas dhe kanë shkelur traditën e popullit, tonë. Kur ti vendosin me ligj ok ti shikojmë, por jo tani duke shkelur traditën, ligjin, autoritetin fetarë, të gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy