Zyrtarët e BE, të frikësuar se Trump mund të zhbëjë sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë

Zyrtarët e BE, të frikësuar se Trump mund të zhbëjë sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë

Zyrtarët e BE-së kanë frikë se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë disa nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë gjatë presidencës së Joe Biden, raportoi të premten Financial Times. Rusia është targetuar me afro 40,000 sanksione perëndimore që nga viti 2022.

Sipas gazetës britanike, zyrtarët në Bruksel thuhet se janë të shqetësuar se Trump mund të ndryshojë disa nga vendimet e paraardhësit të tij “thjesht sepse ato janë marrë nga Biden”.

Drupal Ad

Brukseli thuhet se po përpiqet të analizojë qindra sanksione dhe urdhra ekzekutivë të miratuar nga Biden për të vlerësuar se cilat ndryshime mund të kenë ndikimin më të rëndësishëm në bllok. Disa zyrtarë i thanë gjithashtu FT se Trump madje mund të injorojë plotësisht interesat e BE-së kur ai shqyrton vendimet e politikës së jashtme të Biden.

"Shqetësimi është se ai vendos t'i kthejë vendimet, vetëm pse i janë të Biden-it," tha një burim. “Ne duhet të dimë se si kjo mund të ndikojë tek ne.”

Rusia i ka dënuar sanksionet si “të paligjshme”, ndërsa ngrirjet e aseteve i ka cilësuar si “vjedhje”. 

Putin ka thënë gjithashtu se ekonomia e vendit ka qenë në gjendje t'i rezistojë presionit të paprecedentë perëndimor, duke vënë në dukje se ajo kishte inkurajuar zhvillimin e industrisë vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy