Aksident në Tiranë/ Ndërron jetë 35-vjeçari, dy të tjerë përfundojnë në spital

Aksident në Tiranë/ Ndërron jetë 35-vjeçari, dy të tjerë përfundojnë në spital

Një 35-vjeçar me inicialet A.GJ., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Ndërkaq, dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Më datë 02.02.2023, në rrugën ‘Kastriotët’, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy