Armëpushimi 30 ditor/ Milo: Putin-i po mendohet mirë, Rusia kërkon ende që të ketë përfitime në terren

Armëpushimi 30 ditor/ Milo: Putin-i po mendohet mirë, Rusia kërkon ende që të ketë përfitime në terren

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se nuk ka një reagim të plotë nga Rusia në lidhje me propozimin për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë në mënyrë që të pohohet që po shkohet drejt një kompromisi.

Sipas Milo, Putin po mendohet mirë duke shtuat se ai ka intensifikuar luftën pasi dëshiron të ketë përfitime në terren.

Të dhënat nuk janë të plota për të pohuar që po shkohet drejt një kompromisi. Kompromisi duhet të bëhet mes SHBA-së dhe Rusisë për t’u ulur në tavolinë mbi bazën e projektit të marrëveshjes që sapo kanë rënë dakord SHBA-të me Ukrainën. Ka vetëm reagime kalimtare, të sipërfaqshme të zëdhënësit të Kërmillit, apo dhe të ministrit të Jashtëm Lavrov, por nuk ka një reagim zyrtar, të plotë konkret ndaj propozimeve që janë bërë. Siç duket Rusia dhe Putin po mendohen mirë për përgjigjen se e dinë që është një situatë që patjetër i vendos ata para përgjegjësisë për t’u ulur ose jo në bisedime dhe që do të dëshmonte nëse kanë vërtetë synime për të realizuar një paqe.  Rusia ende kërkon të ketë përfitime në terren duke intensifikuar luftën dhe duke u përpjekur të bëjë dhe avancime të tjera në territorin ukrainas që t’i përdorë si letra me vlerë në negociata, dhe e dyta do të arrijë një rezultat konkret, do që të largojë nga Kursk-u forcat ukrainase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy