Dita e Verës/ Llatja: Kthehemi në kryeqendrën e Shqipërisë. Gjiknuri: Festa e Elbasanit është kthyer në festë kombëtare (VIDEO)

Dita e Verës/ Llatja: Kthehemi në kryeqendrën e Shqipërisë. Gjiknuri: Festa e Elbasanit është kthyer në festë kombëtare (VIDEO)

Kryebashkiaku Gledian Llatja tha për mikrofonin e MCN Tv se vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë vizituar sot Elbasanin, që në Ditën e Verës, kthehet në kryeqendrën e të gjithë vendit.

Llatja tha se recetat e gatimeve tradicionale që deri më tani kanë qenë 'sekret', tashmë janë ekspozuar për gjithë publikun.

Jemi tek panairi i gatimeve tradicionale, kemi fërgesën e Elbasanit, revaninë, tavën e kosit. Ata që vijnë dhe nuk e dinë traditën, këtu është këndi më i mirë ku ekspozohen gatimet. Recetat tona janë të ekspozuara për publikun. Mjafton të kesh një telefon dhe me një barkod e ke recetën në shtëpinë tënde. Krenohemi me kulinarinë, artin dhe kulturën dhe traditën  Elbasanit. Recetat kanë qenë sekrete, tani janë ekspozuar dhe të gjithë mund t’i shohin.  Kemi bashkëpunuar dhe kryebashkiakët e tjerë.

Kthehemi në kryeqendrën e Shqipërisë. Na bëhet zemra mal që traditat tona po hapen. Kur del takon turistë nga gjithë vendet. Hotelet janë të gjitha të zëna.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri teksa po vizitonte stendat së bashku me kryebashkiakun Llatja tha: 

Shija e ballokumeve nuk ndryshon, por përmirësohet. Elbasani të përfitojë nga të drejtat e autorit të Ditës së Verës. Kryetari mos t’i nxjerrë recetat, t’i bëjë me copyright.

Elbasanllinjtë duhet të jenë krenarë që një festë e Elbasanit është kthyer në festë kombëtare. Kush eksporton vlera është më i fituari.

I pyetur nëse do vijë vera edhe në Parlament Gjiknuri tha:

Vera ka qenë gjithmonë në Parlament. Dielli rrezaton për të gjithë, kush do, futet atje.

Rama ka pasur dhe axhendë tjetër, është prezent me punët e mira që ka bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy