Sejamini: Shqipëria ka numër të ulët të vrasjeve të grave krahasuar me vendet e tjera

Sejamini: Shqipëria ka numër të ulët të vrasjeve të grave krahasuar me vendet e tjera

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN duke marrë shkak nga ngjarja në Kosovë, ku bashkëshorti pagoi vrasës për të vrarë bashkëshorten e tij, tha se krahasuar me vendet e tjera Shqipëria ka një numër të ulët të vrasjeve krahasuar me vendet e tjera. Sejamini tha se në Shqipëri megjithëse nuk ka numër të lartë të vrasje të grave, dhuna ndaj tyre është shumë e lartë dhe ajo nuk raportohet.

“Çdo lloj vrasje është e rëndë, unë jam ndeshur në debate me këtë gjë sepse sa herë që ndodh vrasja e një gruaje shoqëria civile reagon shumë. Por Shqipëria ka numrin më të vogël në krahasim me vendet e tjera për vrasje të grave. Kur ndodh një ngjarje e tillë këta që reagojnë për vrasjen e një gruaje, reagojnë vetëm në ngjarje të tilla. Ne nuk i vrasim gratë në krahasim me vendet e tjera të botës. Dhuna ndaj grave është shumë i lart, por nuk raportohet.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy