
Një njësi unike, token jo i kopjueshëm, të dhënat e të cilit ruhen në librat dixhital, ose NFT-të, janë fenomeni më i fundit i kriptomonedhës që është përhapur. Pasi shtëpia e ankandit Christie shiti veprën e parë të artit NFT – një kolazh imazhesh nga artisti dixhital Beeple për një shumë prej 69.3 milionë dollarë – NFT-të kanë tërhequr papritur vëmendjen e botës.
Me fjalë të thjeshta, NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t'u tregtuar në blockchain.
Edhe pse kjo mund të mos jetë aspak e thjeshtë për t'u kuptuar, fitimi ka qenë i madh për shumë artistë, muzikantë dhe influencera, me investitorët që shpenzojnë dollarë për të zotëruar NFT.
Për shembull, Tweet-i i parë i Jack Dorsey u shit për 2.9 milionë dollarë, një videoklip i një ‘slam dunk’ të LeBron James u shit për mbi 200,000 dollarë dhe një GIF "Nyan Cat" u shit për 600,000 dollarë .
Por NFT-të nuk janë diçka e re. CryptoKitties, një lojë tregtare dixhitale në platformën e kriptomonedhës Ethereum, ishte një nga NFT-të origjinale, duke i lejuar njerëzit të blinin dhe të shisnin mace virtuale që ishin unike dhe të ruajtura në blockchain.

Pra, pse fenomeni NFT po fillon tani?
"Ky interes është nga njerëzit që duan të mbështesin punën e pavarur të krijuesve duke blerë veprat e tyre”, tha CEO i Artsy, Mike Steib për CNN Business.
"Të tjerët janë të intriguar nga ideja e marrjes së një njësie dixhitale. Rekordet e fundit të çmimeve kryesore për NFT-të duket se janë nxitur kryesisht nga milionerët e kriptomonedhave që kërkojnë të investojnë ato në më shumë asete dixhitale.”
Ja çfarë duhet të dini tjetër për NFT:
Një njësi unike, token jo i kopjueshëm, të dhënat e të cilit ruhen në librat dixhital, të lidhura me blockchain, bazën e të dhënave dixhitale që mbështet kriptovalutat si bitcoin dhe ethereum.
NFT-të janë unike dhe jo të këmbyeshme, që do të thotë se nuk ka dy NFT të njëjta.
NFT-të kanë edhe një certifikatë autenticiteti për ta vërtetuar atë. NFT-të zakonisht përdoren për të blerë dhe shitur vepra arti dixhitale dhe mund të marrin formën e GIF-ve, tweet-eve, kartave tregtare virtuale, imazheve të objekteve fizike, pamjeve të video lojërave, pasurive të paluajtshme virtuale dhe më shumë.
Si të blini NFT:
Në thelb, çdo imazh dixhital mund të blihet si një NFT. Por ka disa gjëra që duhen marrë parasysh kur blini një të tillë, veçanërisht nëse jeni fillestar. Ju do të duhet të vendosni se nga cili treg të blini, çfarë lloji portofoli dixhital kërkohet për ta ruajtur atë dhe çfarë lloj kriptomonedhe do t'ju duhet për të përfunduar shitjen.

Disa nga tregjet më të zakonshme të NFT përfshijnë OpenSea, Mintable, Nifty Gateway dhe Rarible. Ekzistojnë gjithashtu tregje të veçanta për lloje më specifike të NFT-ve, si p.sh. NBA Top Shot për videot kryesore të basketbollit ose Valuables ku nxirren në shitje tweet-e të tilla si ajo e Dorsey.
Por kini kujdes me tarifat. Disa tregje paguajnë një tarifë "gazi", e cila është energjia e nevojshme për të përfunduar transaksionin në blockchain. Tarifa të tjera mund të përfshijnë kostot për konvertimin e dollarëve në ethereum (monedha që përdoret më së shpeshti për të blerë NFT) dhe shpenzimet e mbylljes.
NFT-të shiten gjithashtu në tregje dhe procesi mund të ndryshojë nga platforma në platformë. Në thelb do të ngarkoni përmbajtjen tuaj në një treg dhe më pas ndiqni udhëzimet për ta kthyer atë në një NFT. Ju do të jeni në gjendje të përfshini specifika të tilla si një përshkrim i punës dhe çmimet e
sugjeruara. Shumica e NFT-ve blihen duke përdorur ethereum, por mund të blihen edhe me tokena të tjerë ERC-20 si WAX dhe Flow.
Çdokush mund të krijojë një NFT. Gjithçka që nevojitet është një portofol dixhital, një blerje e vogël ethereum dhe një lidhje me një treg NFT ku do të jeni në gjendje të ngarkoni dhe ta ktheni përmbajtjen në një NFT ose art kripto.



