PD kërkon shkarkimin/ Meçollari: Begaj i përfshirë në shpërdorim detyre dhe konflikt interesi (VIDEO)

PD kërkon shkarkimin/ Meçollari: Begaj i përfshirë në shpërdorim detyre dhe konflikt interesi (VIDEO)

Ish zëvendëskomandati i Forcës Detare, Artur Meçollari kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj, e sheh si të bazuar në prova.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Presidenti është i përfshirë në shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.

Sipas tij, SPAK duhet të çojë deri në fund hetimit dhe të vërë para përgjegjësisë Presidentin për veprimet dhe mos veprimet kur ishte shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Çështja e dypunësimit është e provuar, punon edhe si mjek, kur Kushtetuta nuk e lejon, apo fakti që Presidenti qëndron te fakti se dekreti i tij duhet të qëndrojë të Gjykatën Administrative. 

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dhe thotë se dekreti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kemi disa elementë që duket se ka prova, të paktën në pamje të parë duket se ka prova ndaj Presidentit. 

Unë nuk jam i surprizuar nga kjo gjë se unë e kam kallëzuar në SPAK, Presidentin që kur ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm. 

Dhe Presidenti ka një të drejtë që vazhdon se SPAK nuk po vepron, nëse SPAK do vepronte duhet të ngrinte akuzë për shpërdorim detyre për tjetërsimin e pronave detare apo Porto Romano. 

Për mua nuk është surprizë deklarata e PD, se nga njohja që kam unë është i përfshirë në shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.

Nuk jam që duhet të nisë procedura e shkarkimit, por SPAK duhet të çojë deri në fund hetimit dhe të vërë para përgjegjësisë Presidentin për veprimet dhe mos veprimet kur ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.

Kallëzimi i ka të përfshira, vetë Presidenti është pyetur nga SPAK tre herë në zyrën e tij. SPAK i ka mbyllur hetimet, por nuk po e çon çështjen në gjykatë dhe nuk po çon personat nën hetim. Duhet të përgjigjet për shkeljet që ka bërë me pronat detare.

Begaj është presidenti i tretë ushtarak, më parë ka qenë Alfred Moisiu, i ndjeri Bujar Nishani dhe një nga cilësitë që kanë pasur dy të parët, ka qenë integriteti. 

Presidenti i Republikës është simboli i unitetit, kreu i shtetit dhe modeli që duhet të shquhet për integritetin personal.

Veprime të tilla flagrante që Presidenti punësohet sikur të jetë pa bukë, e ulin jashtëzakonisht imazhin e tij. 

Presidentit për të ruajtur imazhin duhet të ketë integritet jo vetëm si institucion por edhe si person. Ai e ka mbyllur vetë pasi provat janë aty dhe kushdo mund ti shkarkojë. 

Çdo njeri mund të shkarkojë deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKPKI çdo gjë është e shkruar dhe çdo faqe ka firmën e Presidentit.

Mbi të gjitha ai duhet të përgjigjet për pronat e forcës detare, kanë bërë masakër, nuk ka asnjë pronë të forcës detare që të mos ketë firmosur si shef i Shtabit, tre prona i ka trajtuar më parë, dy prona i bëri si President, Sazani dhe Pashalimani. 

Unë jam i bindur që ka shkresa të tjera në Tavolinë për të firmosur, bëhet fjalë për Porto Palermo, Kepin e Palit. 

Një çudi e jashtëzakonshme, para 3-4 muajsh ka firmosur hyrjen në planin e përhapjes në interes të Kajos, një pronë e cila kishte dalë para 12 vitesh e kishte futur prapë në plani e përhapjes, ndërkohë që pronën e kishte marrë pronari ndërkohë që kishte dalë nga plani i përhapjes në përputhje me ligjin. 

Kishte futur një pronë private në planin e përhapjes së Kajos, veprime të cilat të lënë përshtypjen se ka një lloj papërgjegjshmërie në ushtrimin e funksionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy