
Donald Trump njofton një pauzë 90-ditore të tarifave më të larta për dhjetëra vende, por rrit tarifat ndaj Kinës në 125%.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan njoftoi një tarifë "bazë" prej 10% për të gjitha vendet, tarifa që rriteshin në varësi të vendeve.
Ai tani thotë se tarifat më të larta do të ndërpriten për 90 ditë dhe në vend të kësaj “tarifa reciproke” do të jetë 10%.
Megjithatë shefi i Shtëpisë së Bardhë bën me dije se norma për Kinën do të rritet përsëri, në 125%, për shkak të mungesës së respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar për tregjet botërore, po i rris tarifat ndaj Kinës nga SHBA-ja për 125%, efektive menjëherë”, ka shkruar ai.
Të mërkurën Kina njoftoi një tarifë 84 për qind për importet amerikane pasi Donald Trump vendosi një tarifë 104% për mallrat kineze që hyjnë në SHBA.



