Janë sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve në Tiranë Arjel dhe Oltjon Legisi, njëri i arrestuar e tjetri nën hetim në Spanjë për trafikim të miturish dhe prostitucion.
Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 150 mijë euro në pronësi të dy vëllezërve. Vendimi është marrë pas procedimit që ka nisur ndaj vëllezërve të dy 30 vjeç dhe me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës.
“Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës.
Arjel rezulton se është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon është nën hetim nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Në vendimin e gjykatës thuhet se:
“Në rastin konkret pasuritë objekt sekutrimi ( kryerja e transaksioneve në një kohë shumë të shkurtër 2019) pra rezulton të jenë krijuar gjatë periudhës së përfshirjes në aktivitetin e dyshuar. Deri në këtë moment referuar historikut të krijimi të të ardhurave, shtimit periodik të depozitave si dhe transaksioneve të kryera në vazhdim nga i hetuari dhe personi i afërm në emër të të cilit figurojnë pasuritë e mësipërme, nga të dhënat paraprake rezulton e dyshimtë që pasuritë e mësipërme të mbulohen nga të ardhura të ligjshme të tyre. Në hetimet e kryera deri në këtë fazë ngrihet dyshimi se personi nën hetim është perfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme dhe pasuritë janë krijuar gjatë përfshirjes në këtë aktivitet”.
“Nga analiza financiare për të ardhurat që u gjendën në bankë si dhe duke përllogaritur shpenzimet jetike rezulton se familja Legisi nuk ka patur mundësi financiare të blejë automjetin tip AUDI A6 me vlerë 800.000 lekë.”
Prokuroria ngre dyshime se këto pasuri janë përftuar nga veprimtaria kriminale qe ata kanë zhvilluar në Angli.
“Ndaj pasuritë e indentifikuara në emër të shtetasve të dyshuar Oltjon Legisi dhe Arjel legisi, duhet t`i nënshtrohen sekustros pasi plotësohen të gjitha kriteret e analizuara”
“Gjykata mbi bazën e provave të shtyruara, vlerëson se ekziston një rrezik real për humbjen apo marrjen e këtyre pasurive duke u kryer veprime tjetërsimi dhe shkaktimit të pamundësisë për të zbatuar msaat parandaluese të ligjit”.
Tashmë në Prokurorinë e Tiranës po punohet për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.



