Sot mblidhet Kuvendi, opozita në protestë

Sot mblidhet Kuvendi, opozita në protestë

Opozita do të vazhdoi sot me vazhdën e protestave për herë të tetë para Parlamentit, në kohën kur mbrenda saj zhvillohet seancë plenare.

Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të shtatë protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore, në mungesë së kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ndodhet për një vizitë pune në Berlin, do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së.

Njëkohësisht me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.
Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy