‘Abuzimi’ me recetat, Toma: Gjen hapësira ligjore, duhet kontroll i detajuar mbi farmacistët (VIDEO)

‘Abuzimi’ me recetat, Toma: Gjen hapësira ligjore, duhet kontroll i detajuar mbi farmacistët (VIDEO)

Ish-kryetarja e urdhrit të farmacistit, Diana Toma në MCN Informacion taka ka komentuar abuzimin që bëhet me recetat u shpreh se në këtë rast jemi duke folur për një diskriminim ligjor.

Ajo tha se mund të jetë influencim dhe i kompanive farmaceutike që kërkojnë recetat të jenë me emrin tregtar, por ajo me të cilën jemi sot duke u përballur është abuzimi me abuzimin e profesionit.

Sipas saj duhet të kemi kontroll të detajuar mbi farmacistin ndërsa theksoi se ka vullnet të theksuar politik për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Për të parë vlerën e një shkrese shohim nëse ligji përcakton diçka lidhur me të dhe nëse i referohemi ligjit për barnat atje gjejmë jo vetëm termin recetë por dhe çfarë është receta ku shpjegohet se ka një format të caktuar. Gjithashtu shohim dhe nëse jepen barnat me recetë apo jo.

Kaq për recetën, problemet i kemi ngritur dhe në nivele institucionale por fatkeqësisht me përjashtim njëherë të një diskutimi në rrethet e ministrisë së shëndetësisë dhe në komisionin parlamentar asnjëra nga këto dy lëvizje s’ka dhënë rezultat që do ishte shoqërimi me akte të tjera që janë rregulloret. Forma dublikate të këtij dokumentacioni.

Kemi që në ‘98 që s’kemi përshtatje të rregulloreve. Orientimi është një gjë, por orientimi a gjen hapësira ligjore, prandaj them se gjërat janë zinxhir. Nëse puna do realizohej korrekt, atëherë pacienti nuk do ishte viktimë e këtij abuzimi.

Më tej ajo shtoi se receta nuk duhet të mbajë me hatër asnjë firmë farmaceutike, por është ligji që krijon hapësira për këto abuzime.

Pse ky diskriminim ligjor sepse kjo tregon që për ministrinë rregullsia vlen vetëm për recetat e rregullta. Kur kemi këto hapësira ligjore, ne profesionistët nuk kemi në referencë në çfarë kodi etik ti themi se ke bërë gabim që e ke shkruar me emër tregtar dhe jo princip sepse këtë hapësirë ja ka dhënë ligji. Ata që konvertojnë recetën mua më shkon mendja te abuzimi.

Ne prefernecën për një bar duhet të na e shuajë shteti pastaj duhet të jetë pacienti i lirë për të vendosur se cilin do të marrë duke u konsultuar me farmacistin. Qytetari në këtë rast është viktimë, prandaj i drejtohem ministrisë së shëndetësisë dhe vetë parlamentit se këtu është origjina, nëse një profesionistë grindet dhe ngre zërin se duhet rregulluar aktet normative është element i mirë për tu dëgjuar sepse shëndetësia afekton këdo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy