Policia e Tiranës jep detaje për incidentin e fëmijëve që ranë nga trampolina e pishinës

Policia e Tiranës jep detaje për incidentin e fëmijëve që ranë nga trampolina e pishinës

Pak minuta pas ngjarjes që ndodhi sot në Tiranë ku mbetën të lënduar 7 fëmijë, policia e Tiranës tregon edhe shkakun e incidentit.

Sipas policisë rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit, janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qenë në radhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshqitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.

Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy