Vrasja e 7 punonjësve të ndihmës në Gaza, Netanyahu: Kjo ndodh në kohë lufte

Vrasja e 7 punonjësve të ndihmës në Gaza, Netanyahu: Kjo ndodh në kohë lufte

Kryeministri izraelit ka folur për vdekjen e shtatë punonjësve të ndihmave humanitare të vrarë në Gaza teksa përpiqeshin të dërgonin ndihma për popullsinë e uritur atje, duke thënë se "kjo ndodh në kohë lufte".

Netanyahu e përshkroi atë si "një rast tragjik të forcave tona që godasin pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës".

Në një deklaratë video, Benjamin Netanyahu tha: ‘Kjo ndodh në kohë lufte. Ne jemi duke e shqyrtuar plotësisht, jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që të mos ndodhë më’.

Viktimat e asaj që tha World Central Kitchen (WCK) ishte një sulm ajror izraelit besohet se janë nga Britania e Madhe, Australia, Polonia dhe Palestina, si dhe një shtetas i dyfishtë SHBA-Kanada.

Në një deklaratë të WCK tha se “Pavarësisht lëvizjeve koordinuese me [ushtrinë izraelite], autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina Deir al-Balah, ku ekipi kishte shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare të sjellë në Gaza pwrmes rrugës detare”.

Erin Gore, shefi ekzekutiv i WCK, tha se ishte një sulm ndaj "organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të tmerrshme ku ushqimi përdoret si armë lufte".

Autoritetet në Gaza thonë se mbi 32,000 njerëz janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Izraeli ka pretenduar se ka vrarë më shumë se 9,000 luftëtarë që i përkasin Hamasit dhe grupeve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy