Aktivistet për të drejtat e grave do të dalin para gjyqit në Arabinë Saudite

Aktivistet për të drejtat e grave do të dalin para gjyqit në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përgatitet që të gjykojë një numër të aktivistëve për të drejtat e grave, pasi i ka mbajtur ato në burg për rreth një vit, po u ngritur akuzë.

"Prokuroria njofton se ka përfunduar hetimi i saj dhe ka përgatitur listën e akuzës kundër të pandehurve ... dhe do ta referojë çështjen në gjykatën përkatëse", tha të premten Agjencia e Shtypit Saudite.

Në një deklaratë për media, prokurorët thanë se ky rast është dërguar në gjykata dhe se hetimi për të është kryer.

Prokurorët nuk dhanë detaje lidhur me akuzat as për datën e fillimit të gjykimeve.

Disa prej të ndaluarve thuhet se janë përballur me torturë dhe ngacmim seksual gjatë marrjes në pyetje, pas arrestimit të tyre në muajin maj të vitit të kaluar.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe Amnesty International kanë kritikuar këtë vendim të autoriteteve saudite.

Dhjetëra aktiviste janë arrestuar vitin e kaluar. Disa prej tyre janë akuzuar se kanë minuar sigurinë dhe kanë ndihmuar armiqtë e shtetit. Disa prej aktivisteve më vonë janë liruar.

Disa prej të ndaluarve janë përballur me ngacmime seksuale dhe tortura gjatë marrjes në pyetje, thanë grupet e të drejtave dhe anëtarët e familjes së tyre. Disa njerëz që kishin njohuri për arrestimin e tyre i kanë thënë Associated Press se disa prej grave të paraburgosura janë nënshtruar elektroshokut dhe të tjerë janë sulmuar gjithashtu seksualisht.

Në shkurt, një panel ndërpartiak i tre deputetëve britanikë gjeti se aktivistët femra po ndaleshin në kushte mizore dhe çnjerëzore që përmbushin pragun e torturës sipas ligjit ndërkombëtar dhe saudit.

Deklarata e të premtes nga prokurorët tha se "të gjithë të burgosurit në këtë rast gëzojnë të gjitha të drejtat e ruajtura nga ligjet në mbretërinë".

Por deklarata tërhoqi kritika të ashpra nga grupet e të drejtave të njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy