Mbesa surprizon gjyshen në 70-vjetorin e saj/ Momenti emocional i takimit gjyshe-mbesë

Mbesa surprizon gjyshen në 70-vjetorin e saj/ Momenti emocional i takimit gjyshe-mbesë

Alesia Domi, e reja që prej vitesh jeton në Itali, zgjodhi të surprizojë gjyshen e saj në Tiranë për 70-vjetorin e lindjes.
E ftuar në “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu emocionet e takimit pas një viti larg njëra-tjetrës dhe momentin prekës kur gjyshja e pa papritur te dera.

Gjyshja nuk e priste fare që do vija për 70-vjetorin.

 Deri në fund shpresonte, por unë i thosha vazhdimisht që nuk mundesha, sepse isha në punë dhe ndoshta do më thërrisnin për një intervistë pune. 

Kur pashë që daja, mami dhe të gjithë të tjerët ishin mbledhur, dhe më pas kur i rashë ziles, ajo doli dhe mbeti e çuditur.

Familjarët e tjerë kishin organizuar festën, ndërsa Alesia e kishte bindur gjyshen se nuk do arrinte të vinte. 

Surpriza rezultoi më e fortë nga sa e kisha menduar.

Kur pashë reagimin e saj, u preka shumë. Në atë moshë, emocionet përjetohen edhe më thellë. 

Nuk e prisja që videoja do të bëhej virale, por më erdhi shumë mirë që u shpërnda dhe emocionoi edhe të tjerët.

Me gjyshen kam një marrëdhënie të veçantë. Që kur isha e vogël, ajo vinte me muaj të tërë në Itali dhe rrija gjithë ditën me të. 

Na gatuante gjithmonë. Byreku dhe keku që bën ajo kanë një shije krejt ndryshe, kur i gatuan vetë gjyshja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy