Vuçiç: Do ta mbrojmë vetë pakicën serbe nëse nuk e bën NATO

Vuçiç: Do ta mbrojmë vetë pakicën serbe nëse nuk e bën NATO

Presidenti i Serbisë i bëri thirrje sot NATO-s që të "bëjë punën e saj" në Kosovë ose, në të kundërt, sipas tij, Serbia do të angazhohet për të mbrojtur pakicën serbe.

Fjalimi i zjarrtë televiziv i Vuçiç erdhi vetëm pak ditë pasi takimi i radhës mes tij dhe kryeministrit të Kosovës në Bruksel përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ishte ndërhyrja ushtarake e NATO-s, në vitin 1999 i dha fund luftës midis forcave serbe dhe popullsisë në Kosovë dhe ndaloi goditjen e përgjakshme të Beogradit kundër shumicës shqiptare të Kosovës.

BE-ja ka mbikëqyrur prej vitesh bisedimet e pasuksesshme për të normalizuar marrëdhëniet Serbi-Kosovë, duke thënë se ky është një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin eventual të Kosovës dhe Serbisë në bllokun 27-vendesh.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe”, tha Vuçiç. “Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë.”

Vuçiç tha se “bandat” e shqiptarëve të Kosovës duhet të ndalohen të kalojnë në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës. Ai nuk ofroi asnjë provë për pretendimin.

Gati 4 000 paqeruajtës të udhëhequr nga NATO janë vendosur në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99 dhe çdo ndërhyrje e armatosur atje nga Serbia ose Rusia do të nënkuptonte një përshkallëzim të madh të një konflikti të zier në Evropë.

Pas kolapsit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë janë vendosur në rrugët kryesore në veri të saj, duke thënë se janë të gatshme të mbrojnë lirinë e lëvizjes për të gjitha palët.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u rritën sërish muajin e kaluar kur qeveria e Kosovës deklaroi se dokumentet serbe të identitetit dhe targat e automjeteve nuk do të ishin më të vlefshme në territorin e Kosovës. Serbia ka zbatuar të njëjtat masa për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Serbi gjatë 10 viteve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy