
Studiuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton sëmundjen e Covid-19.
Por askush ende nuk ka vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe për ndikimin që mund të ketë në vaksinë.
Viruset pësojnë mutacione – kështu ndodh.
Pyetja është: Cila nga këto mutacione në të vërtetë bën ndonjë gjë për të ndryshuar ashpërsinë e infeksionit?
Hulumtimet paraprake në SHBA kanë sugjeruar që një mutacion i veçantë - D614G - po bëhet mbizotërues dhe mund ta bëjë sëmundjen më infektive.
Ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë apo botuar zyrtarisht.
Studiuesit, nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në Nju-Meksiko, kanë ndjekur ndryshimet e "pikut" e virusit që i jep asaj formën e tij dalluese, duke përdorur një bazë të dhënash të quajtur “Global Initiative” për ndarjen e të gjitha të dhënave të gripit (GISAID).
Ata vunë re se duket se ka diçka në këtë mutacion të veçantë që e bën atë të rritet më shpejt - por pasojat e kësaj rritjeje nuk janë ende të qarta, thotë “BBC”.
Ekipi i hulumtimit analizoi të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga pacientët me koronavirus në Sheffield. Edhe pse ata gjetën që njerëzit me atë mutacion të veçantë të virusit kishin një sasi më të madhe të virusit në mostrat e tyre, nuk asnjë provë që njerëzit u sëmurën ose qëndronin në spital për më gjatë.



