Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci bën me dije përmes një prononcimi për mediat se zjarri i përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura është stabilizuar dhe nuk paraqet më një rrezik. Ai bën me dije se ka dëme materiale, por jo të lënduar.

"Sapo është stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë për t’u menaxhuar. Mendoj që tani nuk ka më një rrezik. Nuk ka të lënduar. Ka dëme materiale. Situata ka qenë shumë e rëndë”
Ndërsa perfektja Majlinda Angoni thotë:
"Një situatë e paprecedentë, edhe për pozicionin ku ndodhej ku zjarr në një qendër të banuar. Kjo tregon siç tha kryetari vështirësitë logjistike për ndërhyrjen e emergjencave civile, gjë që e kemi theksuar vazhdimisht”.
Kujtojmë që zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha, Malësia e Madhe u përfshinë në operacionin për shuarjen e flakëve.



