Rama reagon për herë të parë për marrëveshjen: E filluam me një “McAllister+” dhe e mbaruam me një...

Rama reagon për herë të parë për marrëveshjen: E filluam me një “McAllister+” dhe e mbaruam me një...

PS ka përmbyllur mbledhjen e saj urgjente në selinë rozë, ku kryeministri ka informuar deputetët dhe ministrat e tij për marrëveshjen e arritur me opozitën.

Në dalje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka folur shumë shkurt, duke pranuar në njëfarë mënyre se ka lëshuar shumë nga pozicioni i tij fillestar, ku opozitës i jepeshin vetëm disa poste zv.Ministrash.

“E filluam me një McAllister plus dhe e mbaruam me një Big Mac!”- tha Kryeministri dhe u largua.

Pas mbledhjes, Rama i është drejtuar aktivitetit që mbahet tek Piramida, një miting i cili pritej të ishte hapja zyrtare e fushatës së PS-së, por që me ndryshimin e datës së zgjedhjve, do të duhet të shtyhet për disa ditë.

E pyetur për fatin se ajo do të duhet të lërë postin e saj pak javë pasi e mori, Ministrja e Mirëqënies Olta Xhaçka ka folur shumë shkurt për median, kur u pyet sesi ndihet për këtë vendim.

“Më falni por kjo ska lidhje me mua fare.- tha Olta Xhaçka e cila do të lërë së shpejti postin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy