Nga qyteti i Pogradecit kryeministri Edi Rama ka thumbuar edhe një herë LSI-në dhe PD-në. Ai kërkoi votën e qytetarëve që PS të ketë e vetme sic tha ai timonin e qeverisjes për ti dhënë fund ndarjes së pushtetit në tepsi në Tiranë.
Kreu i qeverisë u shpreh se kurrsesi “PS s’mund të thotë dhe premtojë broçkulla siç thonë partitë që e dinë se kurrë s’do e marrin timonin e qeverisjes”
“S’mund të themi broçkulla siç thonë partitë që e dinë se kurrë s’do e marrin timonin e qeverisjes. Por si PD dhe partitë e tjera nuk e duan timonin e qeverisjes për të bërë punë, por për të mbajtur njërën dorë në timon që t’i bëjnë shantazh Partisë Socialiste. Basha thotë ç’është ky hall i madh po mbillen shumë pemë në Shqipëri. Në 44 muaj janë mbjellë mbi 3 milionë pemë,” tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë rëndësin e për të qeverisur vetëm.
“Të çlirojmë zyrat e shtetit nga lloj- lloj dallkaukësh që janë aty si pasojë e partive pengmarrëse. Kërkojnë mundësinë për të pasur një dorë në timon dhe për të shantazhuar PS për ta detyauar të vazhdojë historinë e pushtetit që ndahet si një tepsi në Tiranë ndaj është momenti historik për të na dhënë fuqinë që sikurse kemi nisur transformimin nga zëmrat e qytetave të vazdhojmë deri në fshatrat më të largët, duke cuar rrugët, gjelbërimin, ujin, dhe turizmin. Mos i dëgjoni më kukuvajkat dhe papagajt që cdo natë ju rrokanisin kokën me shprehjet për dashurinë ndaj popullit, të interesit të stabilitetit, të konsensusit të integrimit dhe lloj lloj përrallash për pluralizmin dhe demokracinë madje kur ju dalin përpara uljani zërin TV dhe shikojini në fytyra, e do thoni këtë e kam parë, ky ishte ai që dikur bëri një vërr në ujë, ky ishte ai që atëher zhduku një thes, dhe do kuptoni që të gjithë ata që kërkojnë votën sot janë prej 20 vjetësh që vijnë vërdalle duke marrë vota dhe duke shqyer rroga, janë të provuar, stërprovuar, të djegur të përvëluar dhe s’kanë ca u ofrojnë më shumë popullit shqiptar”, tha Rama.



