Lapaj: Rama manipuloi votat e diasporës, prokuroria duhet të veprojë

Lapaj: Rama manipuloi votat e diasporës, prokuroria duhet të veprojë

Drejtuesi i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN akuzoi Ramën për manipulim të votave të diasporës dhe kërkoi ndërhyrjen e prokurorisë për hetim. 

Ai theksoi se shumë firma në defterët e votuesve janë të paqarta dhe jo autentike, duke kërkuar verifikim të plotë. Lapaj premtoi ndjekjen e çdo vote, duke përfshirë rinumërimin në Fier, dhe theksoi se çështja do të ndiqet deri në fund.

“Jo, jo, diasporën e manipuloi Rama, dhe ti do të thuash si dhe ku. Ne e prishëm votën e diasporës sot, le të harrojmë tani. Kjo është një fakt i pakundërshtueshëm, dhe prokuroria duhet të ndërhyjë. A dëshironi ju që prokuroria të veprojë? Le të vijë prokuroria dhe të marrë provat. Defterët e listave të votuesve dhe fletat mbi të cilat kanë firmosur personat që kanë marrë zarfat gjatë dorëzimit janë aty.

Siç e dini, janë përdorur edhe palë të treta. Në Greqi, kontrata e ndalonte këtë. Absolutisht, kontrata lejonte vetëm DHL dhe DHL postieri që dorëzonte zarfat, kur vinte tek ju, duhet që ju ta firmosni praninë e marrjes së tyre. Tani prokuroria duhet të marrë të gjitha fletat e dorëzuesve dhe të verifikojë nëse firmat janë të tyre apo jo.

Sepse në shumë raste, firmat janë thjesht shkrime të paqarta, një zhgarravinë prej rreth dyqind rreshtash, që nuk duken si firma reale.

Ne po punojmë në këtë drejtim, sepse kam premtuar se do të vazhdojmë. A thashë që do të ndjekim çdo votë? Po, po ndjekim procesin në Vlorë dhe Fier. Është vendosur të hapet rinumërimi në Fier.

Mandati do të dalë së shpejti, unë nuk di saktësisht kur, por ne po luftojmë për çdo votë.

Sa i përket votave të diasporës, jini të bindur që do ta çojmë deri në fund, dhe mos mendoni se do ta lëmë këtë çështje. Po ashtu, për defterët ka rreth dyqind rreshta që po i mbledhim si prova.

Shumë prej tyre janë vetëm shkrime të paqarta, që duhet të hetohen. Duhet thirrur edhe Ylli Rakipi në Londër, t’i kërkohet të konfirmojë nëse firma është e tij nëse jo, atëherë duhet të zbulohet kush ka firmosur në vend të tij dhe kush ka dërguar zarfin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy