
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka konsideruar sërish Kosovën një precedent për Donetskun dhe Luhanskun, raportojnë mediat serbe.
B92 raporton se shefi i Kremlinit ka thënë se para institucioneve ndërkombëtare u pranua që Kosova s’do kërkonte leje për pavarësi, pasi ishte e drejtë e saj. Sipas tij të njëjtën gjë po bëjnë sot rajonet Donetsk dhe Luhansk.
“Të dy Donetsk dhe Luhansk bënë të njëjtën gjë. Ata nuk duhej të kërkonin leje nga autoritetet e Kievit,” ka thënë Putin. “Ne arritëm një marrëveshje me ta për ndihmën e ndërsjellë. Ne kishim të drejtën, në përputhje me kartën e OKB-së, t’u jepnim atyre ndihmë ushtarake,” tha ai.



