Milardieri George Soros i dorëzoi të paktën 300,000 dollarë një grupi të krahut të majtë të cilët përdorën fondet për të nxitur një mori narrativash liberale në TikTok vitin e kaluar, raportoi të shtunën New York Post. Grupi shpesh punonte nën udhëzimet e drejtpërdrejta nga Shtëpia e Bardhë.
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros dhuruan 5.5 milionë dollarë për organizatën jofitimprurëse Accelerate Action Inc. në vitin 2020 dhe 2021, e cila nga ana e saj i dha të paktën 300,000 dollarë në vitin 2022 Gen Z for Change, raportoi gazeta.
Gen Z for Change e përshkruan veten si një rrjet prej më shumë se 500 “aktivistësh, organizatorësh dhe krijuesish” të mediave sociale . Nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale, grupi publikon përmbajtje që promovon abortin, kontrollin e armëve, politikën liberale të imigracionit dhe "drejtësinë klimatike".



