
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, “krahu i djathtë” i Ervis Martinaj.
Seanca është shtyrë dhe është përsëritur fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Dukën, që të dëshmojë. Ndërkaq jashtë gjyqit u nxor nëna e Santiago Malkos. Ajo iu drejtua autorit të dyshuar me fjalët: “S’ta fal gjakun e djalit kurrë! Do ta vras. Më fute djalin nën dhe”.
Babai i Leonard Dukës nuk u paraqit për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore Për Muhamet Dukën avokatja ka paraqitur raport mjekesor. Ndërkohë ka dëshmuar Leonard Duka.
Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?
Duka: Jo
Pyetet për kodin
Duka: S’e kam idenë
Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky Ecc?
Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
Pyetet lidhur me një foto te gjetur në Sky Ecc
Duka: Nuk jam unë.
Behar Dibra: Me Ervis Martinajn keni komunikuar keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar
Dibra: Po komunikime të tjera?
Duka: Jo
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem
SPAK ka sjellë prova të reja në Sky Ecc ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj
Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos.
Nena e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe.



