Punonjësi i karburantit zbulon falsifikimin, arrestohen një burrë dhe një grua

Punonjësi i karburantit zbulon falsifikimin, arrestohen një burrë dhe një grua

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë dy persona për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

Në pranga kanë përfunduar Gëzim Oruçi 53 vjeç, banues në Tepelenë dhe A.K 47 vjeçe, banuese në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në një karburant në Gjirokastër kanë furnizuar automjetin tip “Opel”, me targa AIE5711, duke përdorur një kartmonedhë 1000 lekë, e cila u dyshua si e falsifikuar nga shitësi i karburantit.

Gjatë kontrollit të automjetit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 5 kartmonedha 1000 lekë me të njëjtin numër serie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy