Shpërthen bombola e gazit në Maliq, plagosen tre pjesëtarë të familjes

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, plagosen tre pjesëtarë të familjes

Tre persona kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të diele në Maliq pas shpërthimit  të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., ku dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë  dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy