Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat deri në 34°C

Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat deri në 34°C

Gjatë ditës së sotme moti në orët e paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh në zonat bregdetare dhe kalime vranësirash në pjesën tjetër të territorit, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat malore.

Ndërsa duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat e shpeshta të shfaqen pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Por gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore por pjesërisht edhe zonat qendrore rrezikohen nga rrebeshet e izoluara.

Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy