Shkodranët presin në rrugë Bashën me flamuj e thirrje “Rama ik”

Shkodranët presin në rrugë Bashën me flamuj e thirrje “Rama ik”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është pritur nga një turmë me dhjetëra qytetarë. Me flamujt e PD-së në duar e duke fishkëllyer shkodranwt kanë pritur dhe përshëndetur kryedemokratin.

Ata shihet që kanë dalë me makinat e tyre në shesh, teksa dëgjohet të bërtasin e ngrenë dy gishtat lart. Nuk mungojnë as kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Rama ik….Rama ik, Basha, Basha, Basha kryeministri, ik Rama të qitë Zoti fare,”- dëgjohet të thuhet në turëm.

Nga ana e tij Basha në mesin e turmës u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë distancën kur në fakt ishte e pamundur. Basha u tha ta votojnë që të mposhtin Covid-in e madh duke iu referuar këtu Ramës, e më pas pandeminë.

"Sa herë që vij këtu mahnitem me bujarinë e këtij qyteti me mençurinë  e shkodranëve. Shkodra e mendjes e akademikëve e artistëve e njerëzve punëtorë. Iu falenderoj për këtë sinjal të fitores. Iu lus merrni masat e distancës e maskat për pandeminë se pastaj do ta mposht edhe covidin në fillim covidin e madh", tha Basha.

Kreu i PD-së është takuar dhe me aktorin Zef Deda teksa është shprehur se do të punojë për të kthyer institucionet në duart e njerëzve.

Ne duam që institucionet tua kthejmë njerëzve. Unë jam me ju njerëz kulture dhe të artit por ekonomia është problemi kryesor në vendin tonë. Nuk do të jem vetëm kryeministër dhe i qeveri e ekonomisë, por dhe e dijes, e artit e sportit. Flasim për shkollat. Arti kultura dhe sporti janë lënë pas dore në shkolla tona.

Ne do të shtojmë dhe do të zgjatet orari mësimor deri në orën katër. Shkodra do të ketë drejtorinë e vet Arsimore dhe Lezha të vetën. Ne do të risjellin këto shërbime afër njerëzve. Arti dhe humori i Shkodrës nuk kanë lidhje me batutat e Ramës, humori s’është denegrim”, ka thënë Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy