Koreja e Jugut: Veriu shkatërron qendrën e takimeve për familjet e ndara

Koreja e Jugut: Veriu shkatërron qendrën e takimeve për familjet e ndara

Koreja e Veriut ka filluar prishjen e një strukture në zonën turistike Kumgang e cila ishte menduar për ribashkim mes familjeve koreane të ndara midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut pas luftës së përgjakshme Koreane 1950-1953.

Yonhap raporton se Ministria e Unifikimit e Seulit, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet me Phenianin, ka kërkuar “ndërprerje të menjëhershme” të operacioneve kundër një prej simboleve të fundit të dialogut dypalësh.

“Shkatërrimi i Qendrës së Ribashkimit të Malit Kumgang është një akt çnjerëzor që shkel dëshirat e sinqerta të familjeve të ndara”, tha një zëdhënës i ministrisë, duke shprehur keqardhje të thellë.

Koreja e Veriut ka përshkallëzuar retorikën e saj kundër fqinjit të saj jugor në vitet e fundit, duke e cilësuar Korenë e Jugut si një shtet armiqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy