
Tregu hidrokarbur në Shqipëri është më i kontrolluari dhe më i fiskalizuari, sipas ekspertit për cilësinë e hidrokarbureve, Nako Petro. Në studion e MCN Economy, Petro tha se në vendin tonë numri i pikave të furnizimit me karburant është dyfish më i madh se në vendet e BE-së.
Të bësh tregti hidrokarbure në Shqipëri duhet të jesh subjekt juridik. E bëjnë rafineritë, shoqëritë e tregtimit me pakicë, 1054 pika, 589 autogaze. Janë edhe operatorët që merren me tregtimin e lëndës djegëse te konsumatori fundor. E parë në këtë pikëpamje janë 46 shoqëri që merren me tregtimin e naftës, 24 me GNL dhe 66 me vajrat lubrifikante, 2 me furnizimin e mjeteve të fluturimit ajror.
Krahasuar me vendet e BE kemi 1 për 2650 banorë, kur në BE është një për 4 mijë banorë. Tregu hidrokarbur është tregu më i kontrolluar dhe më i fiskalizuar.
Për shkak të situatës në Ukrainë, tregu i hidrokarbureve është në një moment të vështirë. Petro parashikon se kriza do të thellohet.
Bursat janë të larta. Ditë më të vështira do të vijnë. Europa nuk mund të shkëputet lehtë nga varësia e naftës ruse. Situata është e vështirë dhe ngritja e bordit nga qeveria është një masë e domosdoshme.
Ndërsa lidhur me taksën e qarkullimit, ai tha se duhet mbledhur në një vend tjetër.
Ndërsa aspirojmë të futemi në BE duhet të përdorim të njëjtin standard. Arsyetimi për taksën e qarkullimit është i drejtë, por të përdoret në vend tjetër. Duhet që taksa e qarkullimit të merret në vend tjetër.



