Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në PD, Enri Ceno i ftuar në “Stay Tuned”, tregoi pse vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të merrej me politikën kur jashtë vendit ai ishte i suksesshëm në punën e tij. Ai tha se politika ka qenë objektivi i tij kryesor që në moshën 13-14 vjeçare kur ka ndjekur debatet politike. Sipas tij arsyeja e largimit ishte të merrte eksperiencën dhe idetë jashtë. “Objektivi im kryesor ka qenë politika që në moshën 13-14 vjeç. Pavarësisht se i ri ndiqja debatet politike në Shqipëri dhe lexoja për politikën e huaj. Aty lindi dhe ideja për tu larguar nga Shqipëria për të marrë eksperiencën, idetë dhe për tu kompletuar. U ktheva në Shqipëri sepse thirrja shpirtërore e vendit tënd është shumë e fortë. Besoj që kam qenë i suksesshëm kur kam punuar për Fondin e Investimeve në Frankfurt dhe Londër, kam patur oferta për punë në Washington për të punuar për disa korporata atje, gjithashtu dhe për kompani lobimi për të mbuluar pjesën e rajonit këtu. Së fundmi kam një ofert për punë diku në lindjen e Mesme. Kam marr një sfidë me vetveten dhe dua ta provoj këtu në Tiranë, dua ti shkoj deri në fund. I kam një borxh këtij vendi për të krijuar sado pak mirë.”, u shpreh Ceno.



