Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme të shumta edhe në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati dhe uji ka vërshuar në rrugë. Probleme janë shkaktuar në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa nuk është bllokuar qarkullimi i mjeteve.
Në Gjirokastër ka patur reshje që kanë përmbytur rrugën nacionale dhe mjetet e bashkisë kanë punuar gjatë natës për të normalizuar situatën. Disa përrenj mësohet se kanë dalë duke shkaktuar bllokime rrugësh. Mjetet e forcat e bashkisë kanë përballuar situatën duke stabilizuar situatën orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, në bashkitë e tjera të qarkut situata ka qenë më e qetë.
Sakaq, në Dropull mësohet se janë përmbytur tokat bujqësore.



