Dikur banorët e Pezë Helmasit detyruan Bashkinë Tiranë me vendim gjykate që të zhvendosnin një kompani (impiant) asfalto-betoni nga zona e tyre. E gjitha kjo për arsye se banorët protestuan për shkak se kompania krijonte ndotje të ambientit, si dhe nuk kishte leje mjedisore për të qëndruar aty. Ajo kompani (impiant) sot ndodhet në dalje të tunelit të Elbasanit, ku edhe për këtë kompani janë bërë protesta. Në shtator të vitit 2020, banorët e fshatit Krrabë vendosën të protestonin për zhvendosjen e kësaj kompanie, për shkak se kompania me prodhimin e asfalto-betonit krijonte ndotje të ajrit për fshatin e tyre, por kanë kaluar 5 vite që nga ajo protestë dhe kompania vazhdon të jetë në dalje të tunelit, por le të pyesim qytetarët. Gazetari shkon në Pezë Helmës, në fshatin Menik, në vendin ku ka qenë më përpara impianti dhe interviston zotin Saimir Lika, iniciatori i protestave dhe dërgimit në gjykatë me Bashkinë e Tiranës për zhvendosjen e impiantit nga fshati i tyre. Saimiri thotë që motivi se përse I bën protestat ishte për shkak se impianti i asfalto-betonit lëshonte gazra dhe tymra që dëmtonin vendin dhe jetën e banorëve, si dhe me ekspertizën e profesor Sazan Gurit dhe studion ligjore që ndoqi çështjen, ata arritën të bindnin gjyqtarët që të detyronin Bashkinë Tiranë të hiqte impiantin nga zona e tyre. Avokati Erald Aga shpjegon pjesën ligjore për impiantin e asfalto-betonit. Sipas avokatit Impianti i asfaltobetonit është një impiant i çmontueshëm, i cili më parë ishte vendosur në një zonë të banuar në Pezë-Helmes. Pas një procesi gjyqësor të fituar me ndihmën e avokatit Altin Gonxhaj, Bashkia e Tiranës u detyrua ta zhvendoste atë nga kjo zonë. Sipas informacioneve të fundit, ky impiant është transferuar në Krrabë, pranë tunelit, sërish pa një konsultim publik paraprak dhe pa marrë pëlqimin e banorëve lokalë, siç kërkohet me ligj. Ky është një impiant që lëshon gazra e tymra të dëmshëm për shëndetin, çka është konfirmuar edhe nga ekspertiza profesionale e bër nga profesor Sazan Gurin. Avokati thot se në mënyrë ligjore për një impiant të tillë kërkohet një leje mjedisore dhe një (VNM) Vlerësim i Ndikimit në Mjedis, por përpara dhënies së tyre duhet konsultim public me banorët.
Mungesa e këtij konsultimi bën të pavlefshme çdo leje të mëvonshme të lëshuar për vendosjen e impiantit në Krrabë. Ligji për mjedisin (nenet 10, 30, 34, 37, 39 dhe 40) është mjaft i qartë dhe ekziston për të mbrojtur shëndetin e publikut dhe cilësinë e jetës. Avokati gjithashtu thot se Impiante të tilla duhet të kenë dokumentacion të plotë teknik dhe filtrim të ndotjes, gjë që në këtë rast mungon. Dyshohet se Bashkia Tiranë, pasi u detyrua ta largonte nga Peza për shkak të kundërshtimeve dhe pranisë së një shkolle aty pranë, e ka vendosur në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme në Krrabë – gjë që përbën një tjetër shkelje serioze të ligjit. Profesor Sazan Guri thotë se vetë zona e Pezë Helmesit, ku ishte impianti i asfalto-betonit, kishte dy shkolla afër, kishte plantacione dhe disa sera që banorët i përdornin. Gjithashtu thotë që teknologjia e atij impianti ishte teknologji “RRANGALLË” dhe ndotja që ai impiant krijonte ishte një ndotje me përmasa të mëdha, për shkak se elementët që digjeshin çlironin DIOKSINË dhe oxhaku i impiantit ishte i lartë vetëm 5 metra, dhe zona ku ishte vendosur impianti (Pezë Helmes) profesori e konsideronte si ambient të mbyllur dhe pa qarkullim ajri. Profesori vijon të flasë për llojet e elementëve dëmtues për ambientin dhe shëndetin që shkaktojnë impiante të tilla si dhe ai shton se do ishte tepër I gatshëm që të bënte një ekspertizë tjetër për vendin se ku është vendosur impianti I asfalto betonit. Ekipi I “Xhadave” shkon tek Drejtoria e Përgjithshme nr. 2 dhe hyn në zyrë për të takuar Piro Sinjarin, drejtorin e Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, ku pranon të marrë pyetjet tona, por jo të intervistohet, si dhe thotë që të bëjmë një kërkesë për informacion me pyetjet që ne kemi, si dhe në një moment të dytë mund ta intervistojmë atë.
Ndërkoh ,Bashkisë së Tiranës në përgjigjja për spostimin e fabrikës thotë se “Në lidhje me informacionin e kërkuar mbi impiantin e prodhimit të asfaltit në Njësinë Administrative Krrabë, ju bëjmë me dije se ky impiant është në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Drejtoria jonë, një nga objektet kryesore dhe të rëndësishme të saj ka mirëmbajtjen e shtresave asfaltike rrugore në të gjithë territorin e Tiranës duke ardhur në ndihmë të qytetarëve me zgjidhshmëri të problematikave të paraqitura me anë të shkresave nga Drejtoritë e varësisë, nga qytetarët, nga portali Tirana Ime, email, portali i Bashkëqeverisjes, etj. Në teknologjinë e këtij impianti, nga momenti i vendosjes në Krrabë nuk ka asnjë ndryshim, është i pajisur me Leje Mjedisore tipi B (III.I.B), me numër serial PN-0036-07-2020 për veprimtarinë në fushën e prodhimit të asfaltit, lëshuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Nga Drejtoria jonë kryhen monitorime dhe testime periodike (6 mujore) dhe vjetore për të realizuar vlerësimin e ndikimit në mjedis të këtij impianti” .
Komenti i Sazan Gurit në lidhje me përgjigjen e Bashkisë Tiranë ishte se bashkia jep një përgjigje se teknologjia për të cilin ne fituam një proçes gjygjsor sepse ai impiant sillte dëmtime për mjedisin,po i njëjti impiant vazhdon edhe në Krrabë pa asnje lloj investimi apo zhvillimi.Atëherë kjo teknologji që ndot sepse u vërtetua me gjygjin që fituam gjygjin me banorët e Pezës.Pa asnjë ndryshim në teknologji,vjen në Krrabë sikur janë banorë të dorës 5-stë.Këto mendojnë se janë më të urtë këto të krrabës.Ju them banorëve të Krrabës mos ta pranojnë sepse ajo që është ndotëse,është si në Pezë si në Krrabë.



