Arrestimi i Bujar Shegës/ Bregu: Ishte një nga financuesit kryesorë në trafikun e drogës. Çela nuk arrestohet se i duhet qeverisë për vota (VIDEO)

Arrestimi i Bujar Shegës/ Bregu: Ishte një nga financuesit kryesorë në trafikun e drogës. Çela nuk arrestohet se i duhet qeverisë për vota (VIDEO)

Autoritetet italiane kanë ekstraduar biznesmenin Bujar Shega, i njohur ndryshe me emrin Marsel Shega. 52-vjeçari u kap në Milano pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Masa ndaj tij u firmos në nëntor të vitit të kaluar nga GJKKO, në kuadër të operacionit për goditjen e grupit kriminal që drejtohej nga Çela dhe vëllai i tij.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se Shega ishte një nga financuesit kryesor në trafikun e drogës.

Nuk është truri financiar. Është individ më vete, nuk ka lidhje fare. Po ta shohësh në dosje, kur porositet një ton drogë nga Ekuadori në BE, ky zotëria porosit 900 kg, ndërsa Suel Çela porosit vetëm 50 kg.

Kjo është historia. Ky është një individ shumë i fuqishëm, ka shumë para dhe është në tregun e drogës si një financues i të gjithë sasisë së madhe. Ky nuk lëviz nga Shqipëria. Sot ka një pjesë të madhe të biznesmenëve që bëjnë po të njëjtin rol si personi në fjalë të cilët janë investitorë, tipikisht ndodh sikur të jenë në bursë.

Ka një gjë interesante në dosje, në një moment Suel Çela i ka marrë para borxh dhe bën çmos që t’ia kthejë se i duhen. Ky nuk është truri që pastron lekët e Suel Çelës. Ky është koka e madhe e financimit të shumë grupeve të tjera kriminale. Doli ke Sueli është tjetër gjë.

Ishte investitori kryesor.

Ky ishte njeriu që paguante për të  gjithë sasinë. Për të njëjtën dërgesë ishin bashkë. 950 kg ishin të këtij, 50 kg të Suelit.

Ky ishte një nga financuesit kryesorë në trafikun e drogës nga Elbasani.

Më tej, Bregu tha se Çela ka dy kompani dhe se dyshohet se pastron paratë e fituara nga droga. 

Sipas Bregut, Çela nuk po arrestohet ende se i duhet qeverisë për zgjedhjet. 

Është biznesmen, ka dy firma të tij dhe me ato kam përshtypjen se pastron paratë e veta. Dyshohet se i fiton në trafikun e drogës. Mendoj se do të ketë një gjykim të shpejtë. 

Mesa duket Suel Çela nuk arrestohet se i duhet edhe ca kohë kësaj qeveria për të fituar disa vota. A duhet ta nxjerrim Elbasanin 9-5, çfarë të bëjmë?  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy